Zjarri shkrumboi 4 banesa, humbin jetën dy të mitur brenda shtëpisë

452
Sigal

Gjatë ditës së sotme, në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, dy fëmijë të mitur të moshës tre dhe një vjeçare, kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre.

Sipas mediave maqedonase, zjarri shpejtë është përhapur edhe në disa shtëpi tjera. Katër prej tyre janë djegur.

MPB ka sqaruar se zjarri ka rënë fillimisht në një shtëpi në rrugën “Brsajçka buna”, ku shtëpia është djegur krejtësisht dhe në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit.

Në vendin e ngjarjes tragjike ka dal edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski.