Zjarri në Kullën Grenfell, identifikohen 71 viktimat e tragjedisë

469
Të gjitha viktimat e zjarrit në Kullën Grenfell janë identifikuar zyrtarisht. Policia britanike konfirmoi 71 viktimat e zjarrit të 14 qershorit, që përfshiu godinën 24-katëshe. Identitetet e dy trupave të fundit të gjetur në bllokun e banesave u bënë të ditura nga mjeku ligjor gjatë kësaj jave, ndërkohë që ndër viktimat e zjarrit renditet edhe një foshnje e lindur pikërisht në ditën e tragjedisë.
Në qershor, Policia Metropolitane e Londrës përpiloi një listë me 400 persona të konsideruar të humbur, disa prej të cilëve ishin raportuar disa herë nën emra të ndryshëm. Puna për hetimin dhe lokalizimin e të humburve është konkluduar vetëm në javët e fundit, pra rreth 5 muaj pas zjarrit vdekjeprurës.
Sipas policisë, lista e personave të zhdukur është shtuar nga rastet e mashtrimit, pasi disa individë janë përpjekur të përfitojnë financiarisht nga tragjedia. Këto raste po hetohen intensivisht dhe më herët gjatë këtij muaji, një person u deklarua fajtor për mashtrim pasi pretendoi se gruaja dhe djali i tij kishin humbur jetën në zjarrin e 14 qershorit.
Sigal