Zjarri në Aeroportin e Romës, Alitalia do të braktisë bashkëpunimin në këtë aeroport

476
Shoqëria më e rëndësishme italiane e fluturimeve Alitalia, pas zjarrit të shpërthyer dje në Aeroportin “Leonardo da Vinci” në Fiumicino, ka deklaruar se nëse vazhdon një situatë e tillë është e detyruar të braktisë aeroportin roman.
Administratori i përgjithshëm i Alitalia-s Silvano Kasano, ka akuzuar aeroportin e Fiumicinos dhe shoqërinë që merret me administrimin e tij për “shërbime mediokre, të përqëndruara vetëm në fluturimet loë cost .E nëse do të vazhdoj kjo gjëndje Alitalia do të braktisë bashkëpunimin në këtë aeroport”
Shoqëria ajrore Alitalia mbulon 50 % të fluturimeve të përgjithshme që kryhen në aeroportin roman dhe është e vetmja shoqëri që zotëron një hangar të saj në të.
“Aroporti ‘Leonardo da Vinci’ është i papërshtatshëm, për një shoqëri si e jona, me një plan ambicioz, në një nga sektorët më konkurrent në Itali e në të gjithë botë“, u shpreh drejtuesi i Alitalias.

Zjarri i shpërthyer dje në zonën pyjore përreth aeroportit të Romës, shkaktoi bllokimin për disa orë të fluturimeve në nisje.
Gjatë gjithë natës e në mëngjesin e sotëm, vazhdon ende kaosi i pasagjerëve e rradhat e gjatë në pritje të rikthimit në normalitet të orareve të fluturimeve.
Bllokimi për disa orë i tyre, ka shkaktuar akumulimin e udhëtimin duke e bërë mjaft problematike administrimin e trafikut ajror.
Për administratorin e Alitalias “problemet e aeroportit roman lindin nga vite e vite investime e planifikime të papërshtatshme e tashmë janë të nivelit strukturor. Kërkojmë, tha ai, që ti jepet më pak rëndësi financës e më shumë kujdes tregut e kërkesave të pasegjerëve.”
Alitalia ka kujtuar zjarrin e shpërthyer më 7 majin e kaluar duke i shkaktuar kësaj shoqërie një dëm prej 80 milionë eurosh që i duhet shtuar dhe dëmi ekonomik i zjarrit të djeshëm.
“Dhe pse momentalisht jemi të përqëndruar në shërbimin e rikthimin në normalitet të pasegjerëve, me këmbëngulje do të kërkojmë nga ky aeroport shlyerjen e të gjitha dëmeve ekonomike ndaj shoqërisë sonë nga ky aeroport.”
Zjarr i qëllimshëm- Bëhet gjithnjë edhe më e besueshme hipoteza e një zjarrëvënie të qëllimshme në zonën pyjore përreth Aeroportit kryesor të Romës, gjatë ditës së djeshme.

Një grup hetimor është ngritur gjatë orëve të fundit nga autoritetet italiane, për zbardhjen e plotë të kësaj ngajrjeje.
Verifkimet e para konfirmojnë se zjarri ka pasur 2-3 pika burime me distancë të largët nga njëra-tjetra, fakt që bind për origjinën e qëllimshme të tij.
As 24 orë pas kësaj ngjarje konfirmohen rreth 50 ha sipërfaqe tokë e djegur, nën zotërim të komunës së Fiumicinos.
Renzi: “Situata e patolerueshme”. Kryeministri italian Matteo Renzi ka kërkuar më shumë informacion e një verifikim të mënjëhershëm të ngjarjes nga ana e Ministrisë së brendshme italiane.
E pa pranueshme, ka deklaruar ai, që në mes të stinës së verës, në aeroportin kryesor i Romës, të ndodhin aksidente të tillë e aq më shumë kur ato janë të qëllimshme e kriminale.
“Nëse konfirmohet zjarrvënia e qëllimshme, deklaroi kryeministri italian, jemi përballë një akti të rëndë me konseguenca të drejtpërdrejta në infrastrukturat kryesore të vendit, në turizëm e ekonomi. Është hera e dytë brenda pak muajsh që aeroporti i Fiumicinos përfshihet nga zjarri e kjo situatë është e patolerueshme.”, tha Renzi.
Sigal