Zjarri i Londrës, 58 personat e zhdukur dyshohet se kanë humbur jetën

486
Në tragjedinë e Londrës ku zjarri përfshiu një ndërtesë 24-katëshe janë raportuar 58 persona të zhdukur, të cilët supozohet se kanë humbur jetën.

Komandanti i policisë, Stuart Cundy, tha se numri mund të rritet. Operacioni i rimëkëmbjes për ndërtesën e djegur ka rifilluar dhe mund të marrë disa javë.

Ende nuk dihet fati i personave të zhdukur, ndërkohë që në qendër të qytetit zhvillohen protesta për të prekurit.

Shkaku për tragjedinë ku mbetën të plagosur shumë njerëz besohet të jetë një frigorifer që shpërtheu dhe bëri që flakët të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë kullën Grenfell.
Sigal