Zjarret në Kaliforni

608
Zjarrfikësit në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë po përpiqen të mbajnë nën kontroll katër vatra zjarri në Los Anxhelos dhe në kontenë Ventura.
Sot herët në mëngjes, zjarret u kthyen në rrezik të madh për automjetet që udhëtonin në zonën e Los Anxhelos-it.
Zyrtarë të departamentit të zjarrfikësve në Los Anxhelos thanë se po përpiqen të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt perëndimit dhe lindjes dhe se deri tani kanë qenë të suksesshëm.
Si pasojë e zjarreve të fuqishme janë djegur deri tani më shumë se 32 mijë hektarë dhe kërcënohen nga flakët më shumë se 12 mijë ndërtesa.
Zjarret e ndihmuara prej erës së forte dhe të thatë kanë shkatërruar lagje të tëra, duke lënë pa shtëpi shumë banorë.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 200 mijë njerëzve. Deri tani, nuk raportohet për të vdekur, përveçse lëndime.
Zjarrëfikësit presin që beteja me zjarret të vazhdojë deri në fund të javës.
Sigal