Zjarret në Australi krijojnë pamje si në planetin mars

373
Sigal

Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Juglindjen e kontinentit ishull, njëkohësisht dhe rajoni më i populluar, Australia këto ditë është përfshirë nga zjarre masive.

Pamje të xhiruara në zonat pranë vatrave të zjarrit që kanë përfshirë rajonet lindore,  Duket sikur vijnë nga një planet tjetër.

Gjithçka ka marrë nuancat e ngjyrës portokalli, pasi tymi masiv i krijuar nga flakët pengon depërtimin e dritës së diellit. Në shtetin federal të New South Wales numërohen të paktën 90 vatra të mëdha zjarri, që përveçse kanë shkrumbuar pyjet, po u rrezikojnë jetën mijëra banorëve.