Zjarret masive në Portugali rikthejnë ”makthet” e 2017

484
Sigal

Mbi një mijë forca zjarrfikëse po përballen nga dita e shtunë dhe sot për shuarjen e vatrave të zjarrit, që kanë shënuar tetë të plagosur në një rajon malor në qendër të Portugalisë, pikërisht aty ku zjarret masive rezultuan fatale me vdekjen e qindra personave në 2017.

Një nga të plagosurit, një civil në gjendje të rëndë, u evakua me helikopter në Lisbonë, njoftoi komandanti i Mbrojtjes civile për rajonin qendror, Luis Belo Costa, gjatë një komunikate të shkurtër shtypi.

Rreth orës 03:00 (02:00 GMT), mbi 1 100 forca zjarrfikëse dhe 400 automjete u mobilizuan për të marrë nën kontroll situatën, sipas ueb-it të Mbrojtjes civile.

Ushtria portugeze ka kërkuar përforcime.

Shtabi i përgjithshëm do të dërgojë njëzet forca ushtarake dhe katër automjete për të hapur rrugët për kalimin e forcave zjarrfikëse.

Rreth njëzet avionë dhe helikopterë u vunë në gatishmëri të shtunën, por fluturimet u ndërprenë gjatë natës në këtë rajon kodrinor, të mbuluar me pyje, ku 114 persona vdiqën në dy vatra gjigante zjarri që u regjistruan, në qershor më pas në tetor të 20.