Zjarret e fuqishëm në Kroaci dhe Mal të Zi filmohen nga satelitët e NASA-s

487
Me ngritjen e temperaturave zjarret janë një problem kryesor jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit. Madje zjarret e fuqishëm dhe tymi në Malin e Zi dhe Kroaci janë kapur edhe nga satelitët e NASA-s.
Njëri nga satelitët e NASA-s ka xhiruar bregdetin e Adriatikut dhe në fotografi mund të shihen tri gjurmë të mëdha tymi se si po lëvizin drejt jugperëndimit, në drejtim të bregdetit italian, por edhe zjarret aktive, të cilat janë shënuar me ngjyrë të kuqe.
Pamja është xhiruar derisa zjarret ishin përhapur në afërsi të liqenit të Benkovcit dhe Vransko, prej nga është ngritur gjurma e tymit.
Njëkohësisht edhe në Mal të Zi ka zjarre pranë rezervatit natyror Solila në gjirin e Tivatit.

NASAcijela
nasatreci
NASAprvi
Sigal