Zjarr në skenën e një spektakli në Indi

484
Një zjarr i madh ka përfshirë skenën gjatë një eventi kulturor në Mumbai, që shënoi edhe çeljen e javës “Make in India”.
Eventi u çel nga kryeministri Narendra Modi, në një përpjekje dhe iniciativë për të nxitur investimet e huaja.
Zjarri përfshiu fillimisht derën kryesore të skenës, gjatë një performance baleti.
Më pas për shkak të erërave të forta, ai u përhap me shpejtësi kudo.
Qindra spektatorë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë, u evakuuan menjëherë.
Sipas Ministrisë së Kulturës në Nju Dehli, fatmirësisht nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.
Sigal