Zjarr në një spital në Korenë e Jugut, vdesin 41 njerëz dhe plagosen 80 të tjerë

626
Dyzet e një persona kanë vdekur dhe tetëdhjetë të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një spital në Korenë e Jugut.
Lajmin e bën të ditur agjencia Yonhap, e cila thotë që 78 pacientë kanë mundur të shpëtohen.
Flakët duket se kanë rënë fillimisht pranë qendrës së ndihmës së shpejtë në katin e poshtëm të ndërtesës kryesore të spitalit Sejong, në Miryang.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 7.30 minuta të mengjesit, ora lokale, 23.30 më orën tonë, dhe është shuar pas një pune prej një orë e 40 minuta nga forcat zjarrfikëse.
Sigal