Zjarr në një hotel në New Dehli, 17 të vdekur dhe 4 të plagosur

32
Policemen and others stand at the spot after an early morning fire at the Arpit Palace Hotel killed more than a dozen people in the Karol Bagh neighborhood of New Delhi, India, Tuesday, Feb.12, 2019. (ANSA/AP Photo/Manish Swarup)

17 persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, për shkak të një zjarri të rënë në një hotel në pjesën perëndimore të Neë Dehlit.

Zjarri ka rënë këtë mëngjes në Arpit Palace, një strukturë katër katëshe në lagjen Karol Bagh në kryeqytetin indian.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët duke shpëtuar 35 persona, ndërsa një hetim është hapur për të zbuluar shkaqet e vërteta të zjarrit.