Zjarr në një bunker të Luftës së II Botërore në Gjermani, 27 të plagosur

456
Si pasojë e një zjarri në një ish-bukner i mbetur nga lufta e Dytë Botërore i cili përdorej si zdruktari në qytetin Hamburg në veri të Gjermanisë plagosen 27 persona, raporton Anadolu Agency (AA). Ndërsa zëdhënësi i zjarrëfikëses në Hamburg Henrik Frese ka njoftuar e zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pjesën e ish-bunkerit që përdorej si zdruktari. Frese duke vënë në dukje se gjatë shuarjes së zjarrit kanë ndodhur shpërthime ai ka thënë se pati një valë të fuqishme shpërthimi saqë edhe biçikletat u ngritën në ajër. Si pasojë e zjarrit dhe shpërthimit u plagosën rëndë 11 persona duke përfshirë 8 zjarrëfikës si dhe 15 të tjerë u ndikuan nga asfiksimet e tymit. Ndërsa një punonjës i zjarrëfikëses i ka rënë të fikët. Theksohet se në bunkerin e mbetur nga lufta e Dytë Botërore janë të magazinuara 100 tonë vaj estetik dhe se pritet që punimet e zjarrëfikëseve për fikjen dhe ftohjen të përfundojnë pas drekës. Bunkerët e vjetër në Gjermani në përgjithësi përdoren si shtëpi, depo ose vende për aktivitet kulturore. 
Sigal