Zjarr në aeroportin Fiumicino anulohen fluturimet me Tiranën

513
Romë – Zjarri që përfshiu aeroportin ndërkombëtar Fiumicino në Romë ka anuluar të gjitha fluturimet që nisen dhe vijnë në këtë aeroport. Nga të dhënat që media siguroi nga aeroporti “Nënë Tereza” janë anuluar dy fluturime të parashikuara për tu nisur nga Tirana në 11:40 dhe i dyti në 11:45, dhe po ashtu janë anuluar fluturimet e dy avionëve që pritej të mbërrinin nga Roma në aeroportin e Rinasit në orën 10:50 dhe në 11:05.
Pak pas mesnate rreth orës 01:15 në terminalin 3 të aeroportin ndërkombëtar të Fiumicionos shpërthyen flakët të cilat dyshohet se u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike në një prej bar-kafeve brenda aeroportit. Sipas mediave italiane 400 metra katror brenda sipërfaqes së aeroportit u dogjën.
Pas alarmit për zjarrin mbërritën forcat zjarrëfikëse, policia dhe ambulanca duke bërë t mundur evakuimin e personelit, përfshi edhe udhëtarët tranzit. Si pasojë e tymit, 3 persona mbetën të asfiksuar dhe u transportuan drejt spitalit, por jashtë rrezikut për jetën.
Deri në një vendim të dytë, aeroporti i Fiumicionos do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të ditës së sotme.
Sigal