Zimbabwe, krokodili i pret krahun, pesë ditë më pas gruaja e gjymtuar nuk heq dorë nga martesa

604
Ai weekend tragjik në Cascate Vittoria, pak ditë nga ceremonia e dasmës, ka ndryshuar përgjithmonë jetën e saj, por nuk ka thyer ëndrrën për tu martuar. Kjo histori vjen nga Zimbabwe.
Ish tenistja Zanele Ndlovu ka thënë ‘po’ përpara të fejuarit të saj londinez Jamie Fox, 27 vjeç, rrethuar nga të afërmit, miqtë, pavarësisht se një krokodil i ka këputur krahun e djathtë gjatë një shëtitje me kanoe në lumin Zambezi përpara dasmës.
Nusja dhe bashkëshorti i saj, nuk kanë premtuar dashuri të përjetshme në kishën që ishte prenotuar atë ditë, por në kapelën e spitalit ku e reja është shtruar pas aksidentit.
Sigal

Shumë e bukrokodilikur dhe e qeshur, pavarësisht fashës që i rrethonte krahun, me fustanin e saj të bardhë si të gjitha nuset, Zanele Ndlovu ka shkuar drejt altarit pesë ditë pas sulmit nga krokodili. ’Në një javë kaluam një shock dhe ankth të paparë dhe një eksperiencë vërtetë të pabesueshme’, ka komentua dhëndri i ri për Associated Press.
krokodili322
‘Jemi shumë të lumtur që arritëm të mbijetonim, edhe pse shpresonim që mjekët do arrinin të shpëtonin krahun- ka shtuar Fox, i fejuar me Zanele prej 18 muajsh. Vendosëm të mos e shtyjmë datën e martesës edhe pse e bëmë në një vend më të vogël. Festimet vazhduan edhe pse ne na është dashur të qëndrojmë në spital’.
Që nga fillimi i 2018 në Zimbabëe, 21 njerëz kanë vdekur nga sulmet e krokodilëve.