Zhvlerësohet lira turke si pasojë e trazirave të shumta politike

665
Sigal

Tashmë e dobësuar nga trazirat e shumta politike në
Turqi, lira turke shënoi sot nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit, pas
arrestimit të liderëve të partisë kryesore prokurde

Në mesditën e sotme, monedha
turke shënoi rënie me 1,25 për qind duke u këmbyer në kursin 3,15 lira kundrejt
një dollari, në nivelin më të ulët regjistruar një ditë pas puçit të dështuar
të shtetit korrikun e kaluar.

Lira turke pësoi luhatje gjatë
javëve të fundit për shkak të frikës që ka lidhje me perspektivat e 
rritjes në nivele të përgjysmuara dhe pasigurisë politike, kryesisht që kur
qeveria ka kaluar në ofensivë për të konkretizuar projektreformën e saj
kushtetuese për forcimin e kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Kjo rënie e përsëritur vjen
ndërsa autoritetet turke arrestuan dy bashkëdrejtuesit dhe disa deputetë të
Partisë demokratike të Popujve (HDP).