Zhvillimet inkurajuese në Mitrovicë

476
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini, ka vlerësuar se janë parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë.
“Do ta shfrytëzoj rastin sot që t’i njoftoj ministrat për punën që kemi bërë gjatë javëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku kemi parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë”, tha Federica Mogherini para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian në Bruksel, duke iu referuar rrënimit të murit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sigal