Zhvarroset trupi i legjendës së Formula 1, Juan Manuel Fangio

458
Trupi i legjendës së Formula 1, Juan Manuel Fangio u zhvarros për t’iu nënshtruar analizave të ADN-së pas pretendimeve të dy personave se janë fëmijë të tij. Fangio dominoi botën e Formula 1 në vitet 1950 me 5 tituj kampionë. Ai mbajti rekordin si piloti me më shumë tituj të fituar për pesë dekada, deri kur ky rekord u thye nga Michael Schumacher. Zhvarrosja e trupit të tij në Argjentinë u bë pas vendimit të një gjykate që kërkoi ndihmën e analizave të ADN-së për të vërtetuar pretendimet e bëra publike në dy raste, ku pretendohet se Fangio ishte i ati i tyre
Sigal