Zhernovski: Gruevski do ikë para kohe

454
Andrej Zhernovski i PLD-së shprehet se prokurori special i akorduar nga protokolli i 15 korrikut, do të kryejnë punën e besuar nga ndërkombëtarët, dhe do e bëjë kryeministrin Gruevski të ikë më herët nga çfarë parashikon protokolli, 100 ditë para zgjedhjeve. Pavarësisht së preferon një prokuror kryekëput të ri, Zhernovski thotë se prokurori special do mund t’ia dalë pavarësisht pengesave që mund të vijnë nga Zvërlevski.
“Nuk kam iluzione se prokurori special do të jetë duar lirë nga shefi i tij Prokurori Publik, por megjithatë do të jetë një rast i mirë që të dëshmohet se vërtet ka për qëllim edhe nga faktori ndërkombëtar por edhe ai i vendit që të vijmë deri tek zbardhja e këtyre rasteve. Kisha dëshirë që të emërohet një Prokuror i ri Publik, por edhe ky nëse e kryen funksionin e tij, kjo më tepër jo vetëm opozitës por për demokracinë dhe të vërtetën në Maqedoni do të jetë më e rëndësishme se sa marrja e 5 apo 6 ministrive. Nëse nis ky proces ne nuk kemi nevojë që të presim që Gruevski të largohet 100 ditë para zgjedhjeve por do të duhet menjëherë të japë dorëheqje, por kuptohet se mënyra e tillë veprimit të jetë porosi edhe për ata që nesër do të vijnë në pushtet”, deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.
Në pozitën e kreut të Komunës Qendër, Zhernovski kërcënoi edhe prishjen e shtesës së selisë së VMRO-së. Ai tha se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimeve, së bashku me një ekip nga komuna dhe qyteti i Shkupit, do të monitorojnë procedurat lidhur me dhënien e lejes për këtë ndërtim shtesë. Nëse vërtetohet se ndërtimi është i paligjshëm, atëherë ai do të prishet. Zhernovski tha madje, se shkelje është krijuar që në momentin kur leja është dhënë nga Qyteti i Shkupit, i cili ka kaluar kompetencat në kurriz të Komunës.
“Unë i bëj ftesë Qytetit të Shkupit i cili ka dhënë lejen e ndërtimit e që nuk ka guxuar pasi ato kompetenca i kemi ne si Komunë Qendër dhe ky moment mund të tregojë se diçka tjetër fshihet pas kësaj. Nëse nuk na kthejnë përgjigje, ja 7 ditë do të kenë afat, më së mirë do të jetë të shkojmë aty bashkë, do ju thërrasim edhe juve si media dhe atëherë do t’i pyesim se janë ata ose ne në të drejtë. Nëse nuk përgjigjen, ne do të veprojmë sipas ligjit. Ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në atë objekt si policë por ne e kemi patjetër të respektojmë kornizat ligjore dhe kjo është të sanksionojmë çdo pjesë që është i egër”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.
Të gjitha këto komente Zhernovski i bëri gjatë prezantimit të aktiviteteve verore që pritet të realizoj komuna. Ai i kujtoi opinionit se ndoshta më shumë se gjysma e projekteve do të kishin përfunduar deri tani, nëse Qeveria nuk do të këmbëngulte që ato të jenë doemos në stilin barok.
Sigal