Zhduket një avion në Trekëndëshin e Bermudas

506
Roja Bregdetare Amerikane është angazhuar në një operacion kërkimi mbi ishujt Bahamas, në Trekëndëshin e Bermudës, pas zhdukjes së një avioni të vogël me 4 persona në bord, përfshirë 2 fëmijë, nga New York.
Nathan Ulrich dhe Jennifer Blumin, e cila është themeluesja dhe drejtuesja i një firme menaxhimi eventesh “Skylight Group”, sëbashku me dy djemtë e saj 4 dhe 10 – vjeç, janë identifikuar si personat në bord të këtij avioni privat.
Siç shkruan “DailyMail”, Roja Bregdetare sqaron se MU-2B, një avion me motorë binjakë, ndodhej rreth 59 kilometra në lindje të ishullit Eleuthera, kur humbi kontaktin me radarët, gjatë ditës së hënë.
Avioni mësohet se ishte nisur nga Borinquen, Puerto Rico rreth orës 11:00 të paradites dhe nuk arriti kurrë në destinacion, në Titusville të Floridas
Sigal