Zhduket adoleshentja shqiptare në Gjermani, familjarët: Ishte në shkollë por nuk u kthye

486
Sigal

Një adoleshente shqiptare është zhdukur në rrethana misterioze në Berlin të Gjermanisë. Familjarët e saj, tregojnë se kanë humbur kontaktet me 16-vjeçaren që prej datës 29 nëntor. Sipas kushëririt të vajzës, Marisa ishte nisur për në shkollë por nuk u kthye më në shtëpi.

Familja e ka raportuar ngjarjen në Polici. Autoritetet gjermane kanë nisur kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e adoleshentes shqiptare nga Tetova e Maqedonisë, e cila rezulton e zhdukur prej 10 ditësh.

Familjari tregon , se në momentin e zhdukjes vajza ka qenë e veshur me një xhaketë të kuqe.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve të tjerë që janë atje, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e vajzës të lajmërojnë autoritetet gjermane.