Zgjerimi i koalicionit anti ISIS, Hollande në Moskë

444
Presidenti francez, François Hollande do të vizitojë sot Moskën për një përafrim të pozitave ruse dhe amerikane për çështjen e Sirisë dhe luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, përgjegjës i sulmeve në Paris.
Hollande do të kërkojë arritjen e një bashkëpunimi në sajë të një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar.
Në vijim të një jave intensive diplomatike, Hollande priti gjatë paradites në Paris kryeministrin italian, Matteo Renzi, pas takimit me Angela Merkel dhe bisedimet me presidentin amerikan, Barack Obama dhe kryeministrin britanik, David Cameron.
Ky i fundit i bëri sot sërish thirrje Parlamentit, deri më tani i rezervuari, për t’i lejuar Britanisë së Madhe zgjerimin e sulmeve kundër ISIS-it në Siri, me synim shmangien e tragjedive të mëtejshme nga grupi xhihadist.
Në përfundim të takimit me presidentin Hollande, kryeministri Matteo Renzi nga ana e tij konfirmoi përkushtimin e Italisë në një strategji gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit, pa specifikuar gjithsesi rolin që do të luajë vendi i tij.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Libia rrezikon të jetë së afërmi vendi më i rrezikuar në komunitetin ndërkombëtar.
Dje në mbrëmje, François Hollande kishte vënë theksin se objektivi i radhës është shkatërrimi i grupit ISIS nëpërmjet frymës së bashkëpunimit dhe i ka kërkuar partnerit të saj kryesor në Evropë, Gjermanisë, të marrë pjesë në sulme.
Pas bisedimeve me SHBA-në për intensifikimin e sulmeve, të arritura me 27 partnerët e Francës me ndihmën e Bashkimit Evropian për të luftuar në Lindjen e Mesme në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte, presidenti francez pritet sot nga homologu rus Vladimir Putin në Moskë.
Deri tani, Rusia, e cila ka qenë vendi i parë që ka kërkuar një koalicion ndërkombëtar kundër xhihadistëve të ISIS-it, po ndërhyn e vetme, në marrëveshje me Iranin. Perëndimi kërkon që ndërhyrjet e saj ushtarake të mos përfshijnë opozitën e moderuar.
Sigal