Zgjedhjet vendore në Maqedoni, ja kandidatët e BDI-së për komunën e Tetovës

455
Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti.
Ali Ahmeti, së bashku me kryesinë e ngushtë në BDI, janë duke kalkuluar emrat e personaliteteve të cilët do të marrin pjesë në këtë garë.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, për komunën e Tetovës nga radhët e BDI-së janë duke u përfolur dy kandidatë serioz, të cilat gëzojnë edhe mbështetjen e degëve dhe nëndegëve të partisë.
Emrat e përfolur janë, Xhevat Ademi, dhe një bashkëpunëtor i afërt i Hazbi Likës, që gëzon mbështetje të fuqishme nga dega dhe popullata në përgjithësi.
Sigal