Zgjedhjet/ “Tërmeti” Podemos, Spanja anon e gjitha majtas

481
Për herë të parë në historinë e Spanjës, votat e marra së bashku nga Partia Popullore dhe Partia Socialiste përfqaqësojnë vetëm gjysmën e elektoratit spanjoll, por duke kryesuar përpara dy lëvizjeve të reja, Podemos dhe Ciudadanos. Me marrjen nga ana e Podemos-it të Barcelonës dhe me pothuajse të gjitha mundësitë edhe të Madridit, Valencias dhe Saragosës në aleancë me socialistët, si dhe me rënien e besimit për Partinë Popullore të Mariano Rajoy, spanjollët e anuan vendin e tyre drejt së majtës, thekson sot media e vendit iberik.
Nga viti 2011 Partia Popullore ka humbur 11 pikë dhe 2,6 milionë votues, edhe pse mbetet sërish partia e parë e Spanjës me 27 për qind të mbështetjes. “Filloi fundit i dypartitizmit”, deklaroi dje në mbrëmje lideri i Podemos-it, Pablo Iglesias.
Për herë të parë në historinë e vendit, votat e marra së bashku nga Partia Popullore dhe Partia Socialiste spanjolle përfqaqësojnë vetëm gjysmën e elektoratit, por duke kryesuar përpara dy lëvizjeve të reja, Podemos dhe Ciudadanos. Në Barcelonë, Ada Colau do të bëhet me të gjitha gjasat gruaja e parë kryetare bashkie e kryeqytetit katalan, në aleancë me të majtën republikane, socialistët dhe ndoshta Ciudadanos.
Në Madrid, bastion i Partisë Popullore prej 24 vitesh, ish-gjykatësja Manuela Carmena do të formojë qeverinë vendore me socialistët dhe Podemos-in, që kaloi të gjitha parashikimet. Aleancat me socialistët do të mundësojnë edhe qeverisjen e dy qyteteve të tjera të mëdha, Saragosa dhe Valencia, tjetër bastion i Partisë Popullore. Edhe pse ka dalë e para, Partia Popullore duhet të heqë dorë nga gjashtë rajone për shkak të koalicioneve mes socialistëve dhe Podemos-it.
Në Spanjë, aktualisht nuk ka më mazhoranca absolute në një panoramë politike shumë të fragmentuar. Lideri i socialistëve, Pedro Gomez, njoftoi se do të bëjë bisedime me Podemos-in dhe Ciudadanos. Liderët e Podemos-it dhe Ciudadanos-it, Pablo Iglesias dhe Albert Rivera, sfiduan dje Kryeministrin Rajoy në prag të zgjedhjeve parlamentare të nëntorit të ardhshëm. “Pranojmë sfidën e fitimit të zgjedhjeve parlamentare kundër Partisë Popullore”, deklaroi Rivera.
Sigal