Zgjedhjet rrezikojnë ekonominë

59
Komisioni Europian deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë u përshpejtua në 3.3 përqind vitin e kaluar, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimeve private. Sipas Komisionit, gjallërimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë përfitime direkte për qytetarët.
“Rrogat janë rritur dhe punësimi u zgjerua me 7.4 % krahasuar me 2015-ën. Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët në tre vjet. Këto faktorë do të vazhdojnë të mbështesin konsumin edhe gjatë viteve në vazhdim”.
Sipas Komisionit, këtë vit rritja ekonomike do të përshpejtohet më tej në 3.5 përqind. Por pavarësisht kësaj ai paralajmëron rreziqe në horizont.
“Rritja e pasigurisë politike e lidhur me zgjedhjet e 2017-ës mund të zbehë konsumin dhe investimet”.