Zgjedhjet presidenciale/ Trump: Sondazhet e zgjedhjeve të manipuluara

462
Sigal

Hillary Clinton dhe Donald Trump po bëjnë përgatitjet e
fundit në dy javët e mbetura nga fushata presidenciale amerikane. Miliarderi
republikan paralajmëroi se nuk do të njihte rezultatin e sondazheve, pasi mund
të ketë surpriza si rasti i rezultatit dinjitoz të Brexit.

“Kjo
do të shënojë një mundësi unike në jetën tonë, në shansin tonë të fundit, pasi
të presim edhe katër vite më shumë do të ishte tepër vonë “, u shpreh ai gjatë
një takimi elektoral me një pjesëmarrje të madhe në Tampa në Florida, një shtet
i madh ku ai doli i humbur kundër demokrates. I bëj thirrje amerikanëve për të
ngritur zërin e tyre .

”Jemi
duke fituar, dhe jo vetëm në Florida, do të avancojmë duke shënuar fitore të
njëpasnjëshme “, deklaroi ai përpara takimit të parë, gjithashtu mjaft
ekzaltues në St. Augustine.


nivel kombëtar, sondazhet për të nuk janë dhe aq në favor si rasti i Floridas.
Ish-shefja e diplomacisë mblodhi 45 për qind të votave mesatarisht kundrejt
rreth 40 për qind për Donald Trump dhe 6 për qind për liberalin Gary Johnson.
Ky avancim është shumë më i madh se ai që i mundësoi Barack Obamës të
rizgjidhej lehtësisht katër vite më parë.

“Kur
kampi ynë të shpallet fitues, zëri juaj do të dëgjohet në korridoret e
Uashingtonit dhe në mbarë botën. Ajo që po ndodh është më e fortë se Brexit “,
u shpreh Donald Trump.

Kandidati
populist denoncoi me forcë të madhe marrëveshjen e fshehtë, sipas tij të
institucioneve të sondazheve, të mediave dhe të kampit të Hillary Clinton, e
cilësuar prej tij edhe hapur si “gënjeshtare “, “ e pamoralshme “, “ e
korruptuar “.

Ndërsa
ekipi i fushatës së tij elektorale filloi dje në mbrëmje nga  “Trump
Tower”, në Nju Jork një emision të përditshëm në Facebook Live, që do të vijojë
transmetimet deri në votimin e 8 nëntorit, me qëllimin për të bërë «filtrimin »
e mediave.

Trump
Tower Live, që imiton emisionet e stacioneve më të mëdha informuese amerikane
ka tërhequr më shumë se 1,3 milionë ndjekës dje në mbrëmje në Facebook.

Donald
Trump denoncoi gjithashtu në Tampa, bilanci ambjentalist të presidentit në
ikje.

“Ne
do të anulojmë miliarda dhe miliarda pagesa për programet e Kombeve të
Bashkuara për ndryshimet klimatike, dhe do të përdorim këto fonde për të
përmirësuar infrastrukturat ambjentaliste të SHBA-së, kryesisht në akuiferën e
Floridës “, premtoi ai.