Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump: Pas sulmeve kibernetike fshihet Kina

429
Pavarwsisht qëndrimeve tw Inteligjencws Amerikane, se pas sulmeve kibernetike amerikane qëndron Moska, presidenti Donald Trump ka tjetër qëndrim. Trump thotë se mund të ketë qenë Kina ajo që ka hakuar e-mail-et e zyrtarëve të Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.
Gjatë një interviste të dhënë për CBS, Trump edhe pse nuk kishte prova tha se beson se Kina fshihet pas sulmit. “Mund të ketë qenë Kina, mund të kenë qenë grupe të ndryshme,” tha Trump. Hakerët tronditën skenën poltike Amerikane pas publikimit të e-mail-eve të anëtarëve të partisë Demokratike dhe vetë kandidates Klinton.

Ashtu si Rusia, edhe Kina ka qenë një prej rivalëve më të spikatur Amerikan në fushën e sigurisë kibernetike. Përpara se Trump të zgjidhej, ai kishte premtuar përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë. Kremlini vazhdimisht ka mohuar akuzat.
Sigal