Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, një tjetër anëtar i familjes Bush në garë

396
Ish guvernatori i Floridas, Jeb Bush, djali dhe vëllai i presidentëve të mëparshëm amerikanë, do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë, të hënën në Majemi, duke u bërë republikani i 11-të në garë.
Zoti Bush ka grumbulluar shuma të mëdha fondesh për fushatën e tij dhe fillimisht mendohej të ishte pretendenti kryesor republikan. Por anketat e fundit politike kombëtare tregojnë atë praktikisht në një nivel mbështetjeje me senatorin e Floridas Marco Rubio dhe guvernatorin e Uiskonsënit, Scott Walker.
Ndërkohë, ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, pretendentja kryesore për të marr kandidaturën e partisë demokrate, po bën fushatë në Ajoua, duke kërkuar vullnetarë në një shtet që nuk i dha mbështetje kur ajo kandidoi për presidencën në vitin 2008.
Në fillim të vitit të ardhshëm, demokratët dhe republikanët në Ajoua do të hedhin votat e para të garës presidenciale 2016 në zgjedhjet paraprake, shtet pas shteti për të zgjedhur kandidatët që do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Sigal