Zgjedhjet presidenciale në Serbi, Gjuriç në veri të Kosovës bën fushatë për Vuçiç

493
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka qëndruar më shumë se një orë në veri të Kosovës, përkatësisht në fshatin më të skajshëm të Kosovës, në Leshak, ku ka përuruar objektin e ri të Shkollës së Bujqësisë, në kuadër të fushatës elektorale të SNS-së së Aleksandër Vuçiçit për president të Serbisë, ndërsa ka biseduar edhe me strukturat e SNS-së në Leposaviç.
Nuk ishte euforik dhe eksploziv sikurse herëve të tjera, sa herë që vizitonte veriun e Kosovës. I matur në fjalë, pa zënë në gojë institucionet e Kosovës, të cilat ai i quan të përkohshme, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka mbajtur një fjalim para profesorëve, nxënësve dhe qytetarëve të Leshakut, pas prerjes së shirit të përurimit të objektit të ri të Shkollës së Bujqësisë së Prishtinës, e cila është e vendosur në Leshak, shkruan Zëri.

Pas katër muajsh, qëkur autoritetet kosovare ia ndaluan hyrjen në Kosovës, Marko Gjuriç shkeli në veri të Kosovës, për vetëm pak orë, aq sa edhe kishte leje. Ndonëse ai nuk e tha, Gjuriç kishte ardhur të bëjë fushatë për kandidatin e SNS-së për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i këtij subjekti më të madh politik në Serbi, por sqaroi se kishte ardhur në Leshak për ta vizituar Shkollën e Bujqësisë, objektin e ri, i cili është ndërtuar me mjetet e qeverisë së Serbisë.
Sigal