Zgjedhjet presidenciale në Rusi, Putin do të kandidojë si i pavarur

559
Në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, Vladimir Putin do të kandidojë në mënyrë të pavarur. Kjo do t’i japë atij mundësinë të sigurojë mbështetje nga më shumë se një parti politike.
Në një konferencë vjetore për shtyp, presidenti 65-vjeçar ndal në sistemin politik rus, që sipas tij duhet të jetë konkurrues. Por Putin theksoi se opozitës i mungon një kandidat i fortë i cili mund ta sfidojë. Për presidentin, kundërshtarët e tij krijojnë shumë zhurmë mediatike rreth tyre, por kanë pak për t’i ofruar kombit rus.
Kujtojmë se në zgjedhjet e marsit 2018, Putin do të ketë përballë personalitetin e njohur të televizioneve ruse Ksenia Sobchak, ndërkohë që lideri i opozitës Alexei Navalny është ndaluar zyrtarisht nga kandidimi në këto zgjedhje. Sipas sondazheve paraprake, Putin pritet të rikonfirmohet lehtësisht në postin e presidentit, shkruan Russia Today.
Sigal