Një shqiptar në garë për President të Maqedonisë së Veriut

422
Sigal

Në Maqedoninë e Veriut po afrojnë zgjedhjet presidenciale ku ka nisur fushata, por ndryshe nga herët e tjerë, këtë herë garon edhe një shqiptar për postin e presidentit. Bëhet fjalë përshqiptarin Blerim Reka. Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe lëvizjes “Besa” do të garojë përballë përfaqësuesit të socialdemokratëve në pushtet Stivo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-s, e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE. Të tre pretendentët për të zëvendësuar Gjorgji Ivanov janë profesorë të njohur universitarë dhe shprehin besimin se fushata e tyre do të dallojë nga ajo e zgjedhjeve të kaluara. Blerim Reka e fillon fushatën në Shkup, Siljanovska në Ohër, ndërsa Pendarovski në Prilep. Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në 2 raunde, në 21 prill dhe 5 maj. Në balotazh shkojnë dy kandidatët me më shumë vota.