Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, mbyllen votimet në disa shtete të Europës

467
Sigal

Përfundon votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani, Greqi, Holandë dhe Austri . Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët me 36% të votave.

Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18,10% dhe partia e Mark Rutte ka dalë e dyta.
Në Austri, sipas Exit poll ka fituar partia e kancelarit Kurz.

Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende. Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.

Përkrahësit e një integrimi më të fuqishëm në BE, të udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, argumentojnë se sfidat si ndryshimet klimatike dhe frenimi i emigracion janë shumë të mëdha për t’u përballuar nga vendet evropiane në mënyrë individuale.