Zgjedhjet në Ukrainë,dominon partia e Poroshenko:Në 10 ditë koalicionin

475
Sigal

KIEV – Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka në plan nisjen e bisedimeve që do të zgjasin deri në 10 ditë për krijimin e një koalicioni pasi anketimet e votuesve në zgjedhjet e një dite më parë u dominuan nga blloku i tij politik dhe forcat e tjera pro-perëndimore.

“Unë jam i sigurt që të mos humbasim kohë, konsultimet për koalicionin do të fillojnë që sot. Liderët e të gjitha partive janë të ftuar të bashkohen. Partia e Frontit të Popullitm e kryeministrit Arseniy Yatseniuk mund të jetë një partner i rëndësishëm”, tha Poroshenko në një konferencë shtypi pas shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Ndërkaq, rezultatet paraprake zyrtare pritet të dalin mbrëmjen e vonë të së hënës. Ndërakaq, asnjë votë që u hodh në 2 zonat nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në lindje dhe në Krimenë e aneksuar nga Rusia, të cilat së bashku kanë 27 vende në parlament, nuk është llogaritur, rrjedhimisht postet do të mbeten vakante.


Ky ka qenë edhe shqetësimi kryesor i vëzhguesve ndërkombërtarë të cilëtv kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me efektin e dhunës ndaj kandidatëve mbi zhvillimin e zgjedhjeve në lindje të vendit.