Zgjedhjet në Turqi, Partia e Erdogan nuk mundëson qeverisjen njëpartiake

412
Në bazë të rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në Turqi, partia në pushtet e thelemluar nga Rexhep Tahip Erdogan AK ka marrë 43.6 për qind të votave, shifër e cila nuk mundëson qeverisjen njëpartike, sic ka bërë në 12 vitet e fundit.
Rezultatet ende mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, pasi procesi i numerimit të votave po vijon ende në qytetet e medha të vendit. Një zyrtar i lartë nga AKP tha të dielën se në bazë të rezultateve të pjesshme, partia e tij nuk mund të formojë qeverinë e vetme dhe zgjedhjet e parakohshme janë një alternativë.
Erdogan nuk arriti të reralizojë ambicien e tij për një president me kompetenca të plota, stil Alias Amerikan, dhe sipas gazetarit Ahmet Insel, për këtë endërr duhet shumicë absolute.
“Nese partia AK merr 274, 275 ose 280 deputetë, ky do të ishte skenari më i keq për Tahip Erdogan. Fakti që AK nuk qeveris e vetme ndryshon të gjitha planet e bilancet e tyre. Atyre do tiu duhet të negociojnë me opozitën për të kaluar cdo ligj , pasi nuk arrijnë as shumicën e thjeshtë, shprehet ai.
Por ka edhe 3 milion turq që jetojnë jashtë vendit dhe vota e tyre mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme rezultatet përfundimtare. Hjithsesi, planet e Erdogan i prishi Dimirtas i HDP teknikisht, por praktikisht ishin truqit, sipas analistëve, që ndëshkuan me votë korruspionin në kabinetin e Erdogan dhe pushtin e tij që fortifikohej cdo ditë e më shumë.
Sigal