Zgjedhjet në Turqi, Erdogan siguron maxhorancën absolute në Parlament

450
Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet legjislative që u zhvilluan sot në Turqi dhe siguroi sërish maxhorancën absolute në Parlament, sipas rezultateve të publikuara nga media lokale. Në bazë të 81 për qind të votave të numëruara, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) mori 50,6 për qind të votave dhe siguroi 320 vende deputetësh nga 550, njoftuan stacionet informative televizive CNN-Turk dhe NTV.

Turqia votoi sot në zgjedhjet parlamentare, për herë të dytë në pesë muaj. Siguria ishte çështje kyçe në këto zgjedhje, sidomos pas dhunës së javëve të fundit midis forcave turke dhe militantëve kurdë. Erdogan ka premtuar rikthimin e stabilitetit nëse partia e tij fiton zgjedhjet. Erdogan po ashtu ka thënë se do të respektojë rezultatin zgjedhor.
Sigal