“Zgjedhjet në SHBA” – Tema më e diskutuar në Facebook për 2016

424
Sigal

Facebook thotë se
tema më e diskutuar në botë për vitin 2016 ishin zgjedhjet presidenciale në
Shtetet e Bashkuara. Ishte viti i dytë radhas që zgjedhjet ishin çështja për të
cilën u fol më shumë në platformën e medias sociale.

Temat e tjera në
dhjetëshen më të debatuar, ishin “Politika braziliane”, “Pokemon Go”, “Black
Lives Matter”, “Rodrigo Duterte & Zgjedhjet Presidenciale në Filipine”,
“Lojrat Olympike”, “Brexit”, “Super Bowl”, “David Bowie” dhe “Muhammad Ali”.

“10 momentet kryesore
të Përmbledhjes së Vitit, u zgjodhën duke pasur parasysh se sa shpesh ishte
përmendur një temë në postime në Facebook, nga 1 janari në 27 nëntor, 2016”,
shkruhej në një postim në faqen e Facebook-ut të enjten.

Facebook Live, kishte
një listë të ndryshme.

Videoja më e shikuar në
aplikimin Facebook Live ishte ajo e një gruaje me maskë Chewbacca,
një personazh në filmat Star Wars. Ajo u bë e njëhur e emrin “Mamaja
Chewbacca.”

Duke pasur parasysh se
sa shumë amerikanë i marrin lajmet në Facebook, ka pasur spekullime se faqja
është e mbushur me lajme të rreme, Disa kanë thënë se lajmet e rreme ndikuan në
rezultatin e zgjedhjeve.

Shefja e Operacioneve
në Facebook, Sheryl Sandberg tha se nuk mendon se lajmet e rreme ndikuan tek
rezultati i zgjedhjeve.

Themeluesi dhe shefi
ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg e mbrojti kompaninë e tij në
nëntor, duke thënë se numri i lajmeve të rreme në Facebook është i vogël.
Megjithatë ai shtoi se kompania e tij do të marrë masa për të eliminuar
keqinformimet në faqe.

Gjatë fushatës, një
ish-punonjës i Facebook-ut tha se kompania po i shmangte lajmet nga organet
konservatore të mediave. Kompania reagoi duke pushuar nga puna disa punonjës të
seksionit “Trending Topics”, “Temat më të Ndjekura” dhe e bëri automatik
procesin e pëerzgjedhjes së këtyre temave./voa/