Zgjedhjet në SHBA: Ja cilat janë shtetet “fushëbetejë” që mund të përcaktojnë fituesin

533
Sigal

Shtetet e Bashkuara përbëhen nga 50 shtete, por kur është
fjala për zgjedhjet presidenciale, parashikimi i fituesit mund të bëhet duke
ndjekur garën vetëm në disa prej tyre.

Këto
janë shtete të ashtu-quajtura fushëbeteje, shtete të lëkundura ku asnjëri nga
kandidatët nuk ka një epërsi të qartë. Pikërisht për këtë arsye pretendentët
shpenzojnë në këto shtete më shumë kohë dhe fonde për fushatë.

Ka
një numër arsyesh përse gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara merr këtë
rrjedhë:

Gara shtet më shtet


vend të votës popullore, në Shtetet e Bashkuara zgjedhjet presidenciale varen
nga gara shtet më shtet, ku pretendentët përpiqen të marrin sa më shumë vota
elektorale nga fitoret në këto shtete. Sa më e madhe popullata e një shteti, aq
më shumë vota elektorale merr kandidati që fiton në atë shtet.


tjerë faktorë që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve janë përbërja demografike
dhe kahja politike e popullatës, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga një votim në
tjetrin.

Zgjedhjet
presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen çdo katër vjet dhe gjatë kësaj
periudhe përbërja demografike e shtetit mbetet pak a shumë njësoj, pasi numri i
votuesve të rinj që shtohen qoftë nga të ardhurit e rinj apo nga brezi që mbush
moshën, si dhe numri i votuesve që vdesin është relativisht i vogël në krahasim
me popullatën totale.

Si
rezultat, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump nuk kishin
nevojë të bënin fushatë në shtete si Nju Jorku, Havai, Uajoming, apo Alabama.
Asnjë kandidat republikan nuk ka fituar në Nju Jork apo Havai që nga 1984,
ndërsa Uajoming dhe Alabama nuk kanë votuar për një demokrat që në 1964.

“Për
këtë arsye, shtetet fushëbetejë janë fokusi qendror i gjithë procesit
elektoral,” thotë për Zërin e Amerikës politologu Jeremy Meyer.

“Të
dyja kampet organizojnë në 12 shtetet e lëkundura operacione masive fushate me
reklama të shumta në televizor dhe telefonata për të bindur votuesit”.

Shtetet
që ende nuk dihet për kë do të votojnë në këto zgjedhje ndodhen në pika të
ndryshme të vendit:

*
Florida

*
Ohajo

*
Kolorado

*
Pennsilvania

*
Nevada

*
Virxhinia

*
Miçigan

*
Karolina e Veriut

*
Ajova

*
Arizona

*
Uiskonsin

* Nju
Hampshër

*
Xhorxhia

Republikani
Mitt Romney fitoi në Arizona, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut në 2012.
Presidenti Barak Obama fitoi në shtetet e tjera.

Florida
and Ohajo, të dyja me një numër të madh votash elektorale janë dy shtete që
ndiqen me vëmendje në çdo proces zgjedhor.


nga zgjedhjet e 1976 në Florida kanë fituar gjashtë herë demokratët dhe katër
herë republikanët. Në Ohajo gjatë kësaj periudhe ka pasur pesë fitues
republikanë e pesë demokratë.

Koloradon
e ka fituar një kandidat republikan shtatë herë që nga 1976, por Barak Obama
fitoi atje në 2008 dhe 2012 duke sinjalizuar ndryshime në këtë shtet.

Zoti
Obama theu një traditë edhe më të gjatë republikane në Virxhinia, ku fitoi të
dyja zgjedhjet. Ky shtet ka zona ku spikat mbështetja për republikanët apo për
demokratët.


periferitë e Virxhinias pranë Uashingtonit, në kryeqytetin e shtetit, Riçmond
dhe në qytetin Njuport Njus votuesit zgjodhën zotin Obama, ndërsa shumë zona
rurale votuan për zotin Romney në 2012.

Edhe
Florida paraqet një mozaik të ngjashëm: zoti Obama fitoi në qytetet Majami,
Tampa, Orlando dhe në kryeqytetin e shtetit, Tallahasi.

Shtetet
e përçara dhe parashikimi i rezultatit

Kahja
politike e elektoratit në shtete të caktuara, sidomos në rastet kur këto shtete
kanë votues që janë të ndarë në preferencat e tyre politike, dikton edhe
mundësinë për të parashikuar se kush do të fitojë.


2004 në një garë shumë të fortë në Ohajo, dy rrjete televizive pritën deri në
orën një të mëngjesit në ditën pas zgjedhjeve për të deklaruar se George Bushi
kishte fituar në atë shtet. Rrjete të tjera pritën edhe më gjatë.


vitin 2000, procesi krijoi shumë pikëpyetje në Florida. Demokrati Al Gori u
bëri sfidë rezultateve fillestare që nxirrnin George Bushin fitues. Një betejë
ligjore u vu në lëvizje që përfundoi me vendimin e Gjykatës së Lartë më shumë
se një muaj pas zgjedhjeve.