Zgjedhjet në SHBA, FBI: Nuk ka lidhje mes Trump dhe Rusisë

528
Sigal

Policia federale amerikane deri tani nuk ka gjetur asnjë
lidhje të drejtpërdrejtë mes kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë,
Donald Trump dhe qeverisë ruse, shkruan “New York Times” që citon burime pranë
kësaj dosje.

“Zyra Federale e Hetimit (FBI)
dhe krerët e shërbimeve sekrete janë gjithashtu të bindur se hakimet kundër
Partisë Demokrate kishin për synim të godisnin zgjedhjet presidenciale dhe jo
të bënin që të zgjidhej Trump”, thekson NYT.

Nëse këto informacione shfaqen të
vërteta do të kapin në befasi demokratët që kanë bazuar një pjesë të fushatës
për presidencialet në lidhjet mes Trump dhe Putin.