Zgjedhjet në New Hampshire, kryesojnë Trump dhe Sanders

491
Republikani Donald Trump dhe demokrati Bernie Sanders kanë tronditur garën presidenciale amerikane, duke korrur një fitore të bindshme në zgjedhjet paraprake në New Hampshire.
Miliarderi amerikan mori 34 përqind të votave, më shumë se dyfishin e rivalit të tij John Kasich, e cili mori 16 përqind të votave.
Bernie Sanders ka mundur kundërshtaren e tij të fortë Hilari Klinton me një diferencë të madhe votash.
Ndërkohë Ted Cruz që kryesori garën e republikanëve në zgjedhjet e Ioëas u radhit i treti se bashku me senatorin e Floridas Marco Rubio dhe ish senatorin Jeb Bush.
Në fjalimin e tij të fitores manjanti amerikan Trump uroi senatorin Sanders për rezultatin, por shtoi se ai do të shkatërrojë vendin. 69-vjeçari ka premtuar deportimin e miliona emigrantëve që jetojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme; ka premtuar gjithashtu ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe ndalimin e përkohshëm të të gjithë muslimaneve që hyjnë në SHBA.
Kurse fituesi i demokratëve Sanders ka premtuar çrrënjosjen e pabarazisë ekonomike dhe universitete falas. Clinton e uroi Sanders për fitoren, por tha se ajo do të vazhdojë të luftojë për çdo votë në fushatë.
New Hampshire është shteti i dytë që zgjedh delegatët, pas zgjedhjeve të mbajtura një javë më parë në Ioëa, një proces ky i rëndësishëm për të gjithë kandidatët të cilët konsolidojnë figurën e tyre për të garuar në sfidat e ardhshme që mbahen në Karolinën e Jugut dhe Nevada.
Sigal