Zgjedhjet në Kosovë, KQZ numëron 93,41% të votave, kryeson PDK-AAK-Nisma me 34,57%

71
Kur kanë mbetur edhe rreth 7 % të votave pa u numëruar, koalicioni PDK-AAK-Nisma qe po kryeson në rezultate ka rënë në 34,57 % të votave në total. Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 225.314 të votave.
Me 93,41 % të votave të numëruara, surpriza është Vetëvendosja e cila ka forcuar pozicionin e saj të dytë duke arritur në 26,68 % të votave në total. Kjo parti ka rreth 4 mijë vota më shumë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa që mbetet me 25.81% të votave.
Ka mbetur edhe pak orë deri në përfundim të numërimit të votave nga gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime sa ishin gjithsej në vend.
PDK-AAK-Nisma – ka 34,57 për qind me 225.314 të votave
VV – ka 26,68 për qind me 173.861 të votave
LDK-AKR – me 25,81 për qind me 168.221 të votave