Zgjedhjet ne Itali, 5 milionë emigrantëve i mohohet e drejta për të votuar

495
Aktualisht në Itali jetojnë rreth 5 milionë emigrantë me dokumenta të rregullta qëndrimi pa të drejtë vote. Janë të gjithë qytetarë të huaj që prej vitesh jetojnë, punojnë, studiojnë në universitete e paguajnë rregullisht taksat shtetit italian, janë një pjesë e rëndësishme e popullsisë dhe ekonomisë së këtij vendi që i mohohet një e drejtë themelore.

Kjo gjë ndodh dhe sot kur Italia zhvillon zgjedhjet lokale në shtatë rajone të rëndësishme të vendit e emigrantët rezidentë në to nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre vendor.
Për të denoncuar këtë fakt e tërhequr vëmëndjen e opinionit publik, një fushatë sensibilizuese “Italia jam dhe unë”, nën iniciativën e 22 organizatave civile e sindikaliste, në orët e para të mëngjesit të sotëm në disa qytete ka ngritur qëndra elektorale simbolike ku emigratët me anë të një fax-simile të skedës elektorale mund të shprehin votën e tyre.

Organizuesit e kësaj fushate informojnë se këto qëndra simbolike votimi do të mbyllin dyert në të njëjtën orë me qëndrat e votimit në shtatë rajonet Italiane. Votat e emigrantëve do të numërohen e rezultati i tyre do të bëhet publik dhe pse nuk mund të influencojë në Votimet Vendore 2015.
Prej tre vitesh në parlamentin italian presin të shqyrtohen dy propozime ligjesh popullore firmosur prej më shumë se 200 mijë qytetarë italianë mbi reformën e nënshtetësisë e të drejtën e votës së emigratëve.
Sigal