Zgjedhjet në Gjermani, mijëra protestues dalin në shesh kundër partisë ksenofobe

549
Sigal

Pas publikimit të exit polleve të para në zgjedhjeve në Gjermani, mijëra persona kanë dal në sheshin e Berlinit për të protestuar kundër të djathtës ksenofobe dhe nacionaliste të AfD-së.

Kjo parti kishte organizuar një festë të madhe në një lokal dhe për të shmangur përplasjen, policia ka vendosur një perimetër sigurie. Shumë protestues kanë lëshuar parulla kundër frymës së kësaj partie.


C_2_fotogallery_3082834_1_image


Partia nacionaliste njihet për lëvizjet anti-islame dhe anti-emigrantëve mori 13-13,5 për qind të votave, sipas sondazheve të realizuara pas votimit dhe do të dërgojë 86-89 deputetë në Bundestag.


C_2_fotogallery_3082834_2_image


Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.
Rezultatet
CDU/CSU 32.7 %
SPD 20.2%
Partia e Gjelbër 9.4%
AFD 13.4%
Të majtët 8.9 %
Liberalët 10.5 %


C_2_fotogallery_3082834_5_image


C_2_fotogallery_3082834_10_image


C_2_fotogallery_3082834_11_image


C_2_fotogallery_3082834_0_image


C_2_fotogallery_3082834_7_image