Zgjedhjet në Britani, partia e Theresa May del e para në zgjedhje por nuk formon dot qeverinë

435
Në Britani e Madhe partia e Theresa May doli e para në këto zgjedhje. Partia e May-it ka fituar shumicën e vendeve në parlament por nuk mund të formojë dot qeverinë.

Konsevatorët e May i duhen 326 vende për të krijuar qeverinë. Pas Theresa May e dyta del Partia Laburise me 40% të votave. 

Partia Konsevatore ka humbur mbi dhjetë vende në Parlament, krahasuar me parlamentin paraardhës, ku mes humbësve, ishin edhe pesë ministra të qeverisë May, të cilët nuk arritën të mbanin vendin e tyre në Parlament.

Theresa May i dëshiroji këto zgjedhje për të forcuar pozitat e saj në bisedimet me BE-në, në lidhje me BREXIT por rezultatet nuk dolën ashtu siç i priste, me më pak vende në parlament.

Sjellim në vëmendje që Laburisti Jeremy Corbyn i bëri thirrje kryeministres May, që të dorëhiqet, për shkak të rezultatit në zgjedhje, i cili nuk i dha aspak të drejtë asaj.

Parlamenti anglez ka 650 deputetë dhe për të formuar shumicën parlamentare, partive u duhet një minimum prej 326 deputetësh. Partia Konservatore e May arriti të marrë 318 vende në parlament kurse Laburistët e Corbyn kanë fituar 262 vende në parlament.
Sigal