Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ afër fundit të numërimit

669
Qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës kanë dhënë votën e tyre për kandidatët për kryetarë dhe për asamblistë të 38 komunave në vend. Komuna e Prishtinës deri më tani është fituar nga Shpend Ahmeti, ndërsa KQZ-së do t’i duhet ende kohë me numërimin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 204 kandidatë që pretendonin të parin e qytetit të tyre dhe 6m887 kandidatë për kuvendet komunale.
Në këto zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Sigal