Zgjedhjet lokale në Itali, humbje e thellë e Lëvizjes 5 yje

66
Janë zhvilluar këtë fundjavë në Itali zgjedhjet lokale në 1004 komuna. Rreth 9 milionë italianë janë thirrur në votime për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë në 25 kryeqëndra rajonesh e provincash.

Lëvizja 5 yje ka shënuar një humbje të thellë duke mos fituar në asnjë nga qytetet e mëdha e madje as dhe në Gjenova, qyteti i lindjes i Beppe Grillos liderit të kësaj force politike.

Lëvizja 5 Yje gjithashtu ka mbetur jashtë dhe nga ballotazhi elektoral në shumicën e këtyre komunave i përcaktuar nga rezultati i zgjedhjeve e që priten të zhvillohen më datë 25 gusht mes kandidatëve të qëndrës së djathtë e të qëndrës së majtë italiane.

Pjesëmarrja në këto votime ka qënë rreth 60.7 % duke shënuar një ulje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të cilat kanë shënuar rreth një pjesëmarrje në 66,85% .

I vetmi qyetet i cili ka mundur të rikonfermoj në këto votime kryetarin e ardhshëm të Bashkisë pa patur nevoj për sfidën e ballotazhit, ka qënë qyteti i Palermos me Leoluca Oralndin i cili kandidoj me një listë të qëndrës së majtë italiane por pa simbole politike.

Lëvizja 5 yje ka shënuar në flop të vërtetë në këto zgjedhje lokale duke mos mundur të fitoj në asnjë qytet e komunë.

Ish-kryeministri Renzi ka komentuar këtë fakt se “humbja e Lëvizjes 5 Yje është një e dhënë politike që konfirmon se pas fitores një vit më parë në drejtimin e qytetit të Romës e Torinos, qeverisja lokale e Lëvizjes 5 Yje është sot një gjykim negativ.”