Zgjedhjet amerikane, nisin votimet e parakohshme në 38 shtete

410
Sigal



8 nëntori është ende larg, por në Ohajo kanë nisur
të hidhen votat e para të zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Votimet e parakohshme po fillojnë në disa shtete, ku njerëzit janë vënë në
radhë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetutese. 38 prej 50 shteteve
amerikane kanë një lloj votimi të hershëm në garën e sivjetshme mes demokrates
Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump. 

Nxitja e simpatizantëve për të votuar shpejt ka qenë pjesë e rëndësishme
e përpjekjeve të të dyja partive të mëdha. 

Nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur javën e kaluar, siç tregojnë
projeksionet e fundit, Clinton do të kishte shanse dërrmuese për të siguruar
minimumin e 270 votave të kolegjit elektoral, aq sa nevojitet për t’u bërë
presidenti i ardhshëm i Amerikës. 

Trump ndërkohë është duke humbur terren në disa prej shteteve ku fitorja
i nevojitet shumë dhe skandali me gratë duket se po i kushton goxha. 

Pas videos së bujshme me komente denigruese për femrat, miliarderit iu
desh të përballej edhe me akuzat e dy grave të tjera. Donald Trump – thanë ato
për “New York Times”, i ngacmonte femrat si të ishte oktapod. “U ngjishej e i
puthte me zor”, thanë ato. 

Stafi i fushatës së Trump reagoi menjëherë. “Ky artikull është i gjithi
fiktiv dhe për “NYT” është e rrezikshme që publikon një shkrim të tillë
krejtësisht të rremë e të thurur në mënyrë të tillë për të goditur karakterin e
zotit Trump”, deklaroi zyra e shtypit. 

Por gratë nuk janë problemi i vetëm i miliarderit. Përmes një proteste
jo të zakonshme, meksikanët i kujtuan kandidatit republikan se nuk e kanë
harruar etiketimin që u ka bërë si “përdhunues” e “trafikantë droge”. 

Tubuesit në Meksiko Siti qëlluan fort me shkop njëri pas tjetrit një
kukull që i ngjasonte manjatit njujorkez. Kjo ishte mënyra e tyre për të shfryrë
zemërimin ndaj politikanit kontrovers. 

“Protesta jonë është kundër atij idiotit. Trump është një ksenofob, një
racist dhe dëmi që i ka bërë komunitetit tonë tani nuk zhbëhet më”, deklaroi
Maria Garcia, një prej protestuesve. 

Sipas sondazheve të fundit, Trump është tetë pikë përqindjeje pas
Hillary Clinton.parakohshme
në 38 shtete