“Zgjedhja e Tusk lajm i mirë për Shqipërinë dhe rajonin”

440
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përshëndetur zgjedhjen e Donald Tusk si President të Këshillit Evropian të BE-së, duke i uruar “suksese të mëtejshme në përballimin e sfidave të përbashkëta evropiane dhe ato globale”.

Në deklaratë thuhet se Presidenti Tusk është mbështetës i vazhdueshëm i politikës së zgjerimit të BE-së dhe i avancimit të vendit tonë në procesin e integrimit evropian, “ndaj rizgjedhja e tij në këtë detyrë është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe rajonin”.

“Vokacioni i fortë evropian i Presidentit Tusk është një garanci për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta evropiane dhe ruajtjen e unitetit evropian, në këto kohë sfidash të vështira. 

Duke i shprehur urimet më të sinqerta Presidentit Tusk, MPJ shpreh bindjen për vazhdimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv me Institucionet Evropiane në adresimin e prioriteteve të agjendës së integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane”, thuhet më tej.
Sigal