“Zemra ishte e ëmbël, truri shumë i shijshëm”, 12-vjeçarja “mburret” para shokëve se si gatoi dhe hëngri mishin e një njeriu

600
Sigal

Një vajzë 12-vjeçare, u mburr para shokëve të saj të klasës, ndërsa u rrëfeu se kishte gatuar dhe kishte ngrënë mish njeriu, së bashku me një djalë 22-vjeçar, i cili e quante atë të dashurën e tij.

12-vjeçarja me emrin Valeria, ishte përfshirë në një rast të rënë të kanibalizmit në Rusi, ndërsa vitin e kaluar u arratis me një burrë të quajtur Arkad Zverevin, i cili vdiq në paraburgim këtë vit, përpara gjyqit të tij për vrasje, kanibalizëm dhe përdhunimin e fëmijëve.

Prindërit e zemëruar kanë kërkuar që vajza të dëbohet nga shkolla, pas historisë që i kishte treguar bashkëmoshatarëve të saj.

Në polici ajo ka rrëfyer se përdorte një tigan për të gatuar pjesët e trupit të viktimës, ndërsa, sipas Dailymail, kishte shtuar se zemra kishte shije të ëmbël, ndërsa truri ishte shumë i shijshëm.

kanibali

Para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij, Zverevn kishte treguar në gjykatë se i kishte nxjerrë syrin një viktime dhe e kishte zier dhe ngrënë sëbashku me vajzën, të cilën e quante të dashurën e tij.

Ai pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me 12-vjecaren, ndërsa u tregoi dedektivëve edhe një video duke vrarë një nga viktimat e tij.

Për shkak të moshës, Valeria nuk mund të arrestohej edhe pse ajo pretendon se ishte ajo që i hapte barkun viktimave dhe i nxirrte organet.