ZDF: Vala e protestave kundër qeverisë ‘Rama’ po rritet, kërkohet dorëheqja

107

Stacioni i madh mediatik gjerman ZDF i ka bërë jehonë protestës së madhe të opozitës që u zhvillua sot në Tiranë.

Në një artikull të posacëm, theksohet se vala e protestave në Shqipëri, kundër qeverisjes socialiste po rritet.

Ja artikulli i plotë

Protestat në Shqipëri kundër socialistëve në pushtet po rriten. Ndërsa protestuesit po sulmonin Parlamentin, policia përdori gaz lotsjellës.

Protestat e mbështetësve të opozitës kundër kryeministrit Edi Rama në Shqipëri kanë çuar në përplasje me policinë. Autoritetet përdorën gaz lotsjellës kundër demonstruesve që u përpoqën të pushtonin ndërtesën e parlamentit në kryeqytet, Tiranë. Përkrahësit e opozitës kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të drejta e të lira.

Opozita akuzon Partinë Socialiste (PS) në pushtet dhe Ramën për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor.