Zbulohet skema/ Si shkonin të deportuarit në SHBA. Kush janë 10 shqiptarët në kërkim

263
zbulohen të tjera detaje në lidhje me operacionin “One If – By Land” ku u arrestuan 39 persona dhe u shpallën në kërkim 12 të tjerë pasi dyshohet se kanë dërguar në SHBA, Kanada dhe Angli nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara rreth 1 mijë shqiptarë. Pas hetimeve disa mujore policia zbuloi gjithë rrjetin e shqiptarëve që mundësonin kalimin e paligjshëm të personave. Hallka kryesore ishte Eno Muçollari i cili realizonte falsifikimin e më pas klandestinët i merrte në dorëzim Luan Qyrku së bashku me Genc Osmanin, të cilët kishin lidhje me bullgarët Borislav Kumanov dhe Marin Vasilev.
Gjatë vëzhgimit policia ndoqi kalimin e paligjshëm të kufirit të 12 shqiptareve nga mosha 20 deri në 30 vjeç të cilët niseshin nga Shqipëria dhe pas ndalesave të ndryshme mbërrinin në SHBA. Pasi kishin paguar shumat nga 25 mijë deri në 30 mijë dollarë ata që rezultonin të deportuar nga një shtet europian kalonin nga pika kufitare e Qafë-Thanës pa u regjistruar në sistemin TIMS, ndërsa të tjerët që nuk kishin probleme, niseshin me avion nga Rinasi. Të dy grupet u takuan në Bullgari dhe prej andej udhëtuan për në Belgjikë, nga Belgjika shkuan në Republikën Domenikane dhe më 17 tetor mbërritën në destinacionin e fundit. Ata u nisën nga Shqipëria më 8 shtator 2017. Gjatë gjithë rrugëtimit kanë qenë të shoqëruar me shqiptarët që ishin pjesë e këtij grupi kriminal që ndihmonin në transportin dhe akomodimin e klandestinëve.
Mësohet se edhe identitetin e 10 shqiptarëve të cilët janë ende në kërkim nga policia. Roli i tyre është i ndryshëm nga sekser, ndërmjetës, transportues dhe akomodues.
TABELE
1. Enxhi Koçi
2. Adriatik Çekaj
3. Adriatik Elmasllari
4. Ilir Feçi
5. Përparim Kule
6. Skënder Koçi (keni)
7. Shkëlqim Koçi (jimmy)
8. Sajmir Hysenbelli
9. Jorgo Shaka
10. Bashkim Sorra