Zbulohet plani i ISIS për të vrarë mbretëreshën e Britanisë, Elizabeth

446
Shërbimet e inteligjencës dhe policia britanike kanë zbuluar planin e Shtetit Islamik për të vrarë mbretëreshën Elizabeth.  ‘ISIS kishte planifikuar të vriste mbretëreshën më 15 gusht, gjatë ceremonisë që pritet të organizohet për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore’ raporton ‘ The Daily Mail’. 
Mësohet se terroristët kishin planifikuar të shpërthenin një tenxhere me presion, të ngjashme me atë që u përdor në maratonën e Bostonit në vitin 2013. Sipas të përditshmes britanike, pavarësisht zbulimit të komplotit, mbretëresha nuk është trembur dhe është shprehur e vendosur për të marrë pjesë në ceremoni, në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sigal